Ky raport është hartuar nga Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit (AKPT) dhe Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), i cili u zhvillua gjatë periudhës Nëntor 2017 – Dhjetor 2018. Raporti synon të paraqesë monitorimin e zbatimit të Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) të territorit dhe ndikimin e tyre në këtë të fundit si dhe në zhvillim ekonomik. Ky raport, vjen pas një periudhe intensive pune që lidhet me procesin e planifikimit të territorit në Shqipëri. Në 5-vjeçarin e fundit janë hartuar e miratuar 3 plane të rëndësisë kombëtare, përkatësisht: Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit (PPKT), Plani i Integruar Ndërsektorial për Brezin Bregdetar (PINS Bregdeti), si dhe Plani i Integruar Ndërsektorial për Zonën Tiranë-Durrës (PINS Tr-Dr). Në nivel vendor, 34 bashki kanë Plane të Përgjithshme Vendore të miratuara, 10 bashki janë në proces miratimi, 16 bashkitë e tjera janë në proces hartimi dhe vetëm 1 bashki nuk ka filluar ende procedurat për nisjen e hartimit të PPV-së. Procesi i hartimit të PPV-ve është mbështetur nga Qeveria e Shqipërisë (për 50 bashki), PLGP (për 5 bashki) dhe Programi për Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal (dldp) (për 5 bashki).
Raporti paraprak baze: Monitorimi i zbatimit te Planeve te Pergjithshme Vendore ne Shqiperi
Dritan Shutina;Rudina Toto;Kejt Dhrami;Besnik Aliaj;Fiona Imami;Sotir Dhamo;
2019
Abstract
Ky raport është hartuar nga Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit (AKPT) dhe Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), i cili u zhvillua gjatë periudhës Nëntor 2017 – Dhjetor 2018. Raporti synon të paraqesë monitorimin e zbatimit të Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) të territorit dhe ndikimin e tyre në këtë të fundit si dhe në zhvillim ekonomik. Ky raport, vjen pas një periudhe intensive pune që lidhet me procesin e planifikimit të territorit në Shqipëri. Në 5-vjeçarin e fundit janë hartuar e miratuar 3 plane të rëndësisë kombëtare, përkatësisht: Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit (PPKT), Plani i Integruar Ndërsektorial për Brezin Bregdetar (PINS Bregdeti), si dhe Plani i Integruar Ndërsektorial për Zonën Tiranë-Durrës (PINS Tr-Dr). Në nivel vendor, 34 bashki kanë Plane të Përgjithshme Vendore të miratuara, 10 bashki janë në proces miratimi, 16 bashkitë e tjera janë në proces hartimi dhe vetëm 1 bashki nuk ka filluar ende procedurat për nisjen e hartimit të PPV-së. Procesi i hartimit të PPV-ve është mbështetur nga Qeveria e Shqipërisë (për 50 bashki), PLGP (për 5 bashki) dhe Programi për Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal (dldp) (për 5 bashki).I documenti in SFERA sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.